SKINCODE
EXCLUSIVE
Koleksion i testuar klinikisht qe ndjek principet e famshme anti-aging Zvicerane per te ofruar zjigdhje te avancuar, me performance te larte dhe lluksoze per kujdesin e lekures.
Produktet e Skincode Exclusive ofrojne trajtime te perqendruara per kujdesin e lekures, me perberes potent aktiv dhe tekstura te pasura. Secili produkt Exclusive eshte i fuqizuar nga aktivet me inovative dhe zhvillimet me te fundit dermatologjike. Ne thelb qendron Kompleksi ACR (Rigjenerues Aktiv Qelizor), i provuar klinikisht qe shenjestron dhe lufton ndaj shenjave te moshes ne nivel qelizor.
KOMPLEKSI ACR: NJE KOMPLEKS PEPTIDESH BASHKOHET NJE NXITESI NATYRAL KOLAGJENI
Kompleksi Rigjenerues Aktiv Qelizor (ACR) eshte nje kombinim fitues I gjetur ne te gjithe produktet Skincode Exclusives. Nje perzierje e dy komplekseve potente qe punojne ne sinergji perfekte per te ngadalesuar shenjat e moshes.
Syn®-Tacks eshte nje perzierje Tri-peptide dhe Tetra-peptide-7 qe nxit komunikimin nderqelizor dhe permireson ushqyerjen epidermale per te reduktuar rrudhat, permiresuar qendrueshmerine dhe tendosjen e lekures.
Sojaglykon eshte nje nxites natyral kolagjeni qe deperton thelle ne lekure per te dhene nje lift te dukshem dhe reduktuar pamjen e vijave dhe rrudhave.
PRODUKTE ME PERFORMANCE TE PROVUAR
Tek Skincode, ne synojme vazhdimesisht te zhvillojme produktet me inovative dhe transformuese te kujdesit te lekures qe shenjestrojne shenjat e moshes dhe ofrojne permiresime ne hidratimin, elasticitetin, rrudhat dhe zbutjen qe zgjasin ne kohe ne lekure. Per te mbeshtetur perkushtimin tone per te ofruar zgjidhje te avancuara anti-aging qelizor, ne testojme klinikisht produktet e Skincode Exclusive per te perftuar prova shkencore, per efikasitetet afat shkurtra dhe afat gjata. *Rezultate shkencerisht te provuara nga 20 zonja qe provuan Cellular Anti-Aging Cream pas 28 ditesh perdorim
PRODUKTE KLINIKISHT TE TESTUARA PER ANTI-AGING TE DUKSHEM
Skincode Exclusive Cellular Anti Aging Cream, Cellular Wrinkle Prohibiting Eye Contour Cream dhe Cellular Wrinkle Prohibiting Serum u perfshine ne proven shkencore ku efikasiteti I produkteve u vleresua duke perdorur teknika jo invazive qe lejuan te matej: rrudhat e lekures, butesia, elasticiteti dhe hidratimi.
Rezultatet e meposhtme jane bazuar ne nje studim in-vivo klinik 28 ditor me perdorim nje here te produktit ne 20 zonja nga mosha 35 deri ne 65 qe shfaqnin te gjithe shenjat e moshes, i kryer nga nje laborator i pavarur.
Rezultate te dukshme pas vetem nje muaji:
Butesia +20%
Hidratimi +21%
Rrudhat -22%