TRANSPORT FALAS BRENDA SHQIPËRISË | 3 SAMPLES FALAS | -20% ZBRITJE ME KODIN HOLIDAY24

PERKUSHTIMI JONE PER CLEAN BEAUTY

Shume kohe perpara se ‘clean beauty’ te behej trend, Skincode ka formuluar prej kohesh produkte, me formulime te pastra, te sigurta per kujdesin e lekures. Duke permbajtur ato cfare lekura ka nevoje per & asgje qe nuk I duhet qe prej 1998.

MARKA ZVICERANE CLEAN BEAUTY

Per me shume se 20 vite, ne kemi bashkepunuar me dermatolog Zviceran boterisht te njohur, eksperte formulimesh dhe laboratore kerkimi per te implementuar zhvillimet me te fundit nga shkenca, kerkimet dermatologjike dhe ‘clean beauty’. Te gjithe produktet jane te formuluara sipas standarteve me te larta te industrise dhe Rregullave Kozmetike Europiane shume strikte qe ndalojne me shume se 1300 perberes ne produkte kozmetike. Gjithashtu, ne kemi listen tone strikte te perberesve qe nuk perfshijme ne produktet tona. Cdo shishe, tubet apo kavanoz permban nje perzgjedhje perberesish potent, te paster, qe veprojne ne sinergji perfekte me njeri tjetrin per te ofruar rezultate transformuese per lekuren qe ju mund te ndjeni, shikoni dhe prekni.

FORMULIME TE PASTRA & TE SIGURTA

Perkushtohemi pertej kufijve te zakonshem per te krijuar produkte efikase, te pastra dhe lluksoze. Pervec perputhjes me Rregullat Kozmetike Europiane strikte, ne perjashtojme nga formulimet perberes qe jane te kontrovers ose te demshem. Cdo produkt qe ne formulojme nuk permban:

Alumin – Derivate Shtazore – BHA / BHT – Butoxyethanol – Carbon Black – Zift Qymyri – Formaldehyde / perbres qe clirojne Formaldehyde – Hydroquinone – Plumb / Acetat Plumbi – Merkur / Perberje Merkuri (Thimerisol) – Methyl Cellosolve / Methoxyethanol – Vajra Mineral – Mikrosfera plastike te patretshme – Parafin i lengshem – OGM – Oxybenzone – Parabene – Petrolatum – Phthalates – Propylene Glycol – Resorcinol – Silicone D4 dhe D5 – Sulfate (SLS / SLES) – Styrene – Shkumes – Toluene – Triethanolamine – Triclocarban – Triclosan – dhe me shume…

Te gjithe produktet jane te testuara dermatologjikisht, gjithashtu shume produkte mund ti nenshtrohen testimeve oftalmologjike dhe testeve klinike.

KRIJUAR ME PERGJEGJESI & KOSHIENCE

Nepermjet te njejtes qasje qe kemi per formulimet, ne marrim te njejten edhe per paketimet: duke I dhene prioritet sigurise dhe transparences. Nga gjetja e burimeve te qendrueshme per perberesit dier ne materiale paketimi qe jane miqesor ndaj natyres, jemi shume te lumtur qe kemi forcuar me tej perkushitmin tone Clean Beauty duke kufizuar plastiken e demshme dhe prezantuar paketimin 100% te riciklueshem per te gjithe produktet. Behuni gati per te zbuluar te njejtat formulime qe ju njihni dhe dashuroni, me nje pamje te fresket, te re dhe me te qendrueshme per natyren.

Si nje hap I pare, ne kemi filluar te prodhojme produktet e Skincode Essentials pa spatula plastike, pa diskete plastike, pa fletushka letre dhe pa celofon mbeshtjelles te kutise. Produktet me kavanoz do izolohen me nje flete alumini te riciklueshem dhe do kene kod QR qe mund te skanohet lehtesisht nga cdo paisje smart dhe te gjenden informacionet per produktin ne disa gjuhe. Gjithashtu, te gjithe kavanozet e qelqit, kutite e kartonit dhe insertet jane 100% te riciklueshme duke perdorur leter te perftuar nga pyje te qendrueshem (FSC).

Cili eshte hapi tjeter? Ne vleresojme vazhdimisht zgjidhje te reja paketimi, duke bere ndryshime drejt materialeve miqesore si qelqi dhe plastike plotesisht e riciklueshme deri ne 2030 per te gjithe koleksionet.